Liverpooli fiton në fund me penallti 

Futboll

Liverpooli fiton në fund me penallti 

Nga: K. Goca Më: 5 tetor 2019 Në ora: 17:58
Liverpooli fiton në fund me penallti 

Liverpooli nuk ndalet me seri fantastike të fitoreve. Liverpooli në konak të vetin fiton me shumë mund me rezultat 2:1 ndaj Leicester Cityt, duke varguar fitoren e tetë rresht.

Në minutën e 40-të, Sadio Mane me një shpejtësi futet në 16-sh dhe shënon për 1:0. 

Në minutën e 80-të, James Maddison me një goditje nga rreth 10 metra barazon rezultatin 1:1. Në çastet e fundit (90+5') penallti dhe Milner i saktë, shënon për fitoren 2:1.

Liverpooli udhëheq renditjen me 24 pikë, ndërsa Leicester City është në vend të tretë me 14 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat