Shkupi me pikë të madhe

Futboll

Shkupi me pikë të madhe

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 18:07
Shkupi me pikë të madhe

Skuadra e Shkupit në udhëtim me Makedonija Gjorçe Petrovin e mbyllim me barazim pa gola (0:0), e cila ishte e vlefshme për javën e 9-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. “Ekipi vazhdon të mbetet i pamposhtur, pasi nuk njeh humbje në katër duelet e fundit.

Pjesa e parë nisi në dominim të ekipit tonë, ndërsa rastin e parë e regjistruam në minutën e 8-të me Muharem Bajramin, i cili tentoi portën kundërshtare me kokë pas atij krosimi të Stojanovskit nga këndi.

Në minutën 21-të kishim rast me Marin Jurinën, por sulmuesi jonë nuk arriti të shfrytëzojë mirë krosimin në zonë të Muharem Bajramit nga gjuajtja e lirë. Në vijim provuam edhe disa herë, por pa gjetur mundësinë për të realizuar, ndërsa vendasit 3 minuta para fundit të pjesës së parë kishin rast përmes Bobi Bozhinovskit.

Në frakionin e dytë të dyja ekipet nuk prodhuan futboll atraktiv, duke krijuar raste që nuk ishin që rrezikonin portat respektive. Në 85-tën tentuam përmes Diack Limine që gjuajti nga distanca, por topi shkoi vetëm mbi portë. Deri në fund nuk arritëm që të zhbllokojmë shifrat dhe ndeshja u mbyll me barazim 0:0, duke u ndarë kështu nga ky takim me 1 pikë në konto.

Në vijim kemi pauzë në kampionat për shkak ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese, ndërsa ndeshjen e javës së 10-të në LPFMV e luajmë ndaj Borecit”, bëhet e ditur nga FC Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat