Marco Giampaolo duket se do të eksperimentojë me Bonaventura në ndeshjen që duhet ta fitojë me doemos.
Thuhet se Milan mund ta luajë Giacomo Bonaventura në ndeshjen e rëndësishme kundër Genoa, në atë që do të ishte starti i tij i parë në thuajse një vit.
‘Sky Sport Italia’ shkruan se Giampaolo do të rrezikojë gjithçka në ‘Marassi’, duke i dhënë pozitën e titullarit Bonaventuras.
Lojtari mund të luajë edhe si trekuartist para Paquetas e Biglias, për të ndihmuar Leaon e Piatek.
Bonaventura është jashtë fushave të blerta qysh nga muaji tetor i vitit 2018, kur dëmtonte ligamentet e gjurit.