Icardi dhe Neymar shënojnë në fitoren e Parisit ndaj Angers

Futboll

Icardi dhe Neymar shënojnë në fitoren e Parisit ndaj Angers

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 19:40
Pamje nga ndeshja

Paris Saint-Germain ka fituar ndeshjen e javës së 9-të të Ligue ndaj Angers me rezultatin e pastër 4-0. Kampionët në fuqi kanë shkuar në kuotën e 21 pikëve në krye të renditjes.

Ishte Sarabia ai që zhbllokoi rezultatin që në minutën e 13’ duke ua lehtësuar shumë punën shokëve të ekipit. Në minutën e 37’ erdhi goli i parë në kampionat i Mauro Icardi-t. Pas rrjetës në Champions, sulmuesi argjentinas ka shënuar edhe në Ligue 1.

Pas pushimit Gueye ka shënuar golin e tretë të takimit në minutën e 59’. Në minutat e fundit të takimit golin e katërt e ka shënuar Neymar. Golat e tij në fund janë kthyer në traditë këtë sezon, por këtë herë nuk ishte vendimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat