Pas tri humbjeve, AC Milan gjen fitoren

Futboll

Pas tri humbjeve, AC Milan gjen fitoren

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 22:56
Pamje nga ndeshja

Milan i është rikthyer fitoreve pas tri humbjeverresht në Serie A. AC Milan e ka bërë këtë në Genoa, të cilën skuadër e mundi me rezultat 1-2. Për 20 minuta Genoa luajti me një lojtarë më pak, pasi që Davide Biraschi u ndëshkua me karton të kuq

Me në fund Milan kthehet të rezultatet pozitive. Ishte një fitore e madhe për ekipin e Milanos e cila vinte pas një serie prej tri humbjesh në Serie A.

Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për vendasit të cilët edhe arritën të goli i epërsisë.

Ishte një gabim trashanik i Pepe Reinas në minutën e 41-të ku një goditje nga gjuajtja e lirë e Schone shndërrohet në gol për të kaluar Genoa në epërsi.

Pjesa e parë përmbyllet me rezultat minimal të Genoas.

Në pjesën e dytë Milan bën presion dhe e shënon golin e parë në minutën e 51-të te ndeshjes. I transferuari i ri i Milan nga Real Madridi, Theo Hernandez barazon rezultatin.

Milan vazhdonte të ishte më e mirë dhe të krijon shanse me shumë dhe në minutën e 56-të shkaktohet penallti por edhe përjashtohet nga loja me të kuq Davide Biraschi i Genoas.

Penalltinë në gol e shndërron Franck Kessie në minutën e 57-të.

Genoa ishte me këmbëngulëse në minutat në vazhdim. Si rezultat i presion, Davide Calabria po ashtu përjashtohet me karton të kuq në minutën e 79-të te ndeshjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat