Valverde nuk do të nxitohet me Messin dhe Suarezin

Futboll

Valverde nuk do të nxitohet me Messin dhe Suarezin

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 06:35
Lionel Messi dhe Luis Suarez

Ernesto Valverde duket se do të jetë mjaftueshëm i qetë me rikthimin e Lionel Messi dhe Luis Suarez.

Dyshja kryesore e Barcelonës, Messi – Suarez, janë përballur me dëmtime në këtë fillim sezoni, duke humbur minutat më të mëdha të lojës.

Megjithatë, të dy luajtën kundër Inter, duke i sjell edhe fitoren e mundimshme skuadrës katalane, duke dhënë kështu sinjale pozitive për rikthimin.

Por, Valverde duket se nuk do të ngutet dhe t’i angazhojë ata maksimalisht edhe në ndeshjen e ardhshme.

“Unë do të vendos gjatë së dielës nëse do të startoj njërin, apo tjetrin, ose t’i inkuadrojë më vonë” ka thënë Valverde para ndeshjes me Sevillan.

“Ata janë dy lojtarë që kanë pasur probleme me dëmtimet këtë sezon, por sa më shumë të luajnë do të kthehen në formë” ka shtuar tutje trajneri.

As Messi as Suarez nuk do të luajnë me kombëtaret e tyre në ndeshjet e ardhshme të kombëtareve, në mënyrë që të rikuperohen plotësisht nga dëmtimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat