Fiksimi për Eriksen, Real Madrid sakrifikon “Topin e Artë”

Futboll

Fiksimi për Eriksen, Real Madrid sakrifikon “Topin e Artë”

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 08:02
Christian Eriksen

Fiksimi i Real Madrid për yllin e Tottenham, danezin Christian Eriksen mbetet i palëkundur. Pavarësisht dështimit të tratativave për transferimin e mesfushorit gjatë merkatos së verës, Los Blancos kanë në plan të vijojnë sulmin e tyre edhe në merkaton e dimrit, për të “rrëmbyer” Eriksen nga “Spurs-at”.

Kësaj here është “El Desmarque” që zbulon skemën që klubi spanjoll ka projektuar për të realizuar suksesshëm transferimin e danezit. Me qëllim që të bindë Tottenham të lërë të lirë Eriksen, Real Madrid është i gatshëm të ofrojë në këmbim, fituesin e “Topit të Artë”, Luka Modric.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat