Barcelona gati ta sakrifikojë Griezmann

Futboll

Barcelona gati ta sakrifikojë Griezmann

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 09:22
Antoine Griezmann

Barcelona është duke konsideruar mundësinë për të sakrifikuar sulmuesin Antoine Griezmann, për ta transferuar yllin e PSG-së, Neymar.

Sipas mediave spanjolle ka tension mes Griezmannit dhe yllit të Barcelonës, Lionel Messi, i cili po dëshiron të ribashkohet me brazilianin.

Pavarësisht që francezi ka shënuar tri gola nuk ka mundur të tregoj vetën në sistemin e Ernesto Valverde.

Sipas disa spekulimeve gjatë afatit kalimtar klubi francez ka dashur ta transferojë Griezmann, por oferta nuk është pranuar nga lojtari dhe klubi blaugranas mund ta përdor këtë mundësi për të rikthyer në skuadër brazilianin.

Barcelona sot do të këtë ndeshje të vështirë ndaj Sevillas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat