Lampard kërkon nga Pulisic që të jetë i duruar

Futboll

Lampard kërkon nga Pulisic që të jetë i duruar

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 12:20
Lampard

Situata e Christian Pulisic tek Chelsea po shkon duke dalë nga kontrolli.

Pulisic ka bërë të ditur se është i frustruar me situatën tek Chelsea, ku po i mungojnë minutat, por Lampard nuk e sheh shumë tragjike situatën.

Trajneri i Chelsea ka kërkuar nga lojtari amerikan që të jetë më i duruar dhe të punojë për të fituar pozitën, duke theksuar se vendimet e trajnerit nuk janë gjithmonë të lehta.

“Kam folur me të dy ditë para ndeshjes dhe isha i qartë për standardet. Duhet të kemi parasysh se ka ndërruar ligë dhe shtet” ka thënë fillimisht Lampard.

“Ai është i ri, sikur të gjithë lojtarët për të cilët po flasim. Ai vetëm sa ka mbushur 21 vite. Kështu që nëse dikush po nxitohet, duhet të jetë më i qetë, pasi ai ka startuar në pesë ndeshje. Ai duhet të punojë, për të treguar se e meriton të luajë” ka thënë tutje trajneri anglez.

Pulisic është në konkurrencë me lojtarë si Mason Mount, Willian e Pedro për një vend në formacionin startues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat