Kë e quan ashtu ore Zvezdan zeza, që po paralajmëron orën e ardhjes në Kosovë

Futboll

Kë e quan ashtu ore Zvezdan zeza, që po paralajmëron orën e ardhjes në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 6 tetor 2019 Në ora: 13:19
Kë e quan ashtu ore Zvezdan zeza, që po paralajmëron orën e ardhjes në Kosovë

Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht, Federata e Futbollit e Kosovës është e pranuar me të drejta të plota në UEFA dhe në FIFA, i vetmi institucion që ka të drejtën e organizimit të garave të futbollit në shtetin tonë, dhe jo hijenat nga Serbia!

Zvezdan Terziqi apo Zvezdan zeza, që është drejtor i përgjithshëm i Cërvena Zvedës së Beogradit, konfirmon ardhjen me 9 tetor në Mitrovicë, sigurisht në stadiumin në Zveçan, për të luajtur ndeshjen e 16-ët së finale së Kupës së Serbisë në futboll, kundër Trepçës fantome.

Edhe aq më keq Zvezdan zeza e quan Republikën e Kosovës Kosmet! Kë e quan ashtu ore Zvezdan zeza! Shpresojmë se shteti i Kosovës duhet të veprojë me të gjitha forcat që ta ndalojë ndeshjen ilegale mes këtyre skuadrave!

Duhet të veprojë me një kontroll të rreptë edhe në kufirin e Jarinjës dhe që besa edhe të reagojnë direkt edhe në fushë të lojës, mos të lejojnë zhvillimin e kësaj ndeshje të turpshme, pa lejen e organeve të shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat