Sistemi VAR mposhtin Udinesen

Futboll

Sistemi VAR mposhtin Udinesen

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 15:03
Pamje nga ndeshja

Kriza e fillimsezonit i përket së shkuarës. Fiorentina tashmë ka hyrë në shinat e duhura dhe kundër Udineses, në “Artemio Franchi”, siguroi fitoren e tretë radhazi, që e katapulton në pjesën e sipërme të tabelës.

Golin e vetëm të këtij takimi e rezlioi Milenkoviq, me kokë, në minutën e 72-të të zhvillimet e një këndoreje.

Në fakt, ishte një fitore e vuajtur e skuadrës vjollcë, që u ndihmua edhe nga VAR-i, teksa në pjesën e parë kryesori pasi pa pamjet filmike e anuloi golin e shënuar nga Nestorovski, pasi dalloi një prekje të topit me dorë nga futbollistët miq.

86 minuta qëndroi në fushë Frank Ribery, i cili u zëvendësua nga Ghezzal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat