Chelsea dhe Man City në garë për Chilwell

Futboll

Chelsea dhe Man City në garë për Chilwell

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 15:11
Ben Chilwell

Leicester City është skuadra e cila po ‘gjahtohet’ nga gjigantët e Premierligës.

Chelsea dhe Manchester City duket se janë vënë në ndjekje të mbrojtësit të krahut të majtë, Ben Chilwell.

‘Mirror’ raporton se Leicester po përgatitet për të gjetur zëvendësuesin e reprezentuesit të Anglisë, pas interesimit të Man City e Chelsea.

Chilwell ka qenë i jashtëzakonshëm me ‘dhelprat’ këtë edicion, dhe skuadra mund të përfitojë një shumë të majme nga ai.

Lojtari ishte vëzhguar edhe gjatë verës nga ‘Citizens’, por nuk ishte bërë ndonjë hap konkret drejt tij.

Mbetet të shihet se si ‘Blutë’ dhe kampionët në fuqi do të veprojnë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të krahut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat