Gjimshiti me Atalantën me pikë të plota, dështon Roma

Futboll

Gjimshiti me Atalantën me pikë të plota, dështon Roma

Nga: K. G. Më: 6 tetor 2019 Në ora: 17:11
Gjimshiti me Atalantën me pikë të plota, dështon Roma

Në Serie A është zhvilluar java e 7-të dhe si befasi është dështimi i Romës para shikuesve të vet, duke luajtur baras 1:1 me Cagliarin.

Për Romën realizoi Ceppitelli (31') dhe për Cagliarin Joao Pedro (26'). Roma renditet në pozitën e 6 me 12 pikë, ka një më shumë se Cagliari i 7 ti.
Atalanta triumfoi me rezultat 3:1 në përballje me Leccen.

Futbollisti Berat Gjimshiti luajti i plotë për Atalantën dhe renditet në vend të tretë të tabelës me 16 pikë të mbledhura, kurse Lecce është i 18-ti me 6.

Për Atalantën shënuan Zapata (35', Gomez (40') e Gosens (56') dhe për Leccen Lucioni (87').

Bologna e Lazio u ndanë baras me rezultat 2:2. Portieri Thomas Strakosha pati intervenime të mira në portën e Lazios. Për Bolognan shënuan Krejci (21') e Palacio (31') dhe për Lazion shënoi Immobile (23' e 39'). Lazio renditet më vend të pestë me 12 pikë, kurse Bologna është e nënta me 10 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat