Maldini dhe Boban i kthyen shpinën Giampaolos, Milani vendos sot!

Futboll

Maldini dhe Boban i kthyen shpinën Giampaolos, Milani vendos sot!

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 18:01
Marco Giampaolo

Fitorja në "Marassi" ndaj Genova-s i ka dhënë pak frymëmarrje Milanit, që ka shkuar në kuotën e 9 pikëve në renditjen e kampionatit, edhe pse ka ende shumë gjëra për të ndrequr, nga mekanizmat e lojës te mbrojtja që fut ujë, pët të vazhduar të gabimet individuale dhe rreshtimi taktik e rolet.

Për këtë arsye, procesi ndaj trajnerit Marco Giampaolo që u shpëtua nga Pepe Reina me atë penallti të pritur në fund - pasi barazimi do të sillte shkarkimin - vazhdon edhe ditën e sotme. Drejtuesit e Milanit nuk janë ende të sigurtë nëse duhet të vazhdohet kështu dhe pa ndryshuar.

Boban është skeptik dhe nuk e kupton se pse blerjet e reja ose lojtarët me potencial të jashtëzakonshëm qëndrojnë në stol (Paqueta dhe Leao të aktivizuar në pjesën e dytë, Bennacer aspak). Sakaq, në sfidën ndaj Genoas, Maldini braktisi tribunën në fund të pjesës së parë dhe nuk u rikthye më, teksa Boban u largua 5 minuta nga fundi!

Madje, Maldini pas 45' të para kishte shkarkuar trajnerin dhe vetëm përmbysja bëri që gjithçka të mbetej ende pezull, edhe pse vetëm 15 minuta futboll në 90 minuta janë të pajustifikueshme.

Sonte do të jetë një natë e gjatë reflektimi, duke qenë se vjen pauza e kombëtareve dhe trajneri i ri do të kishte kohë. Mungojnë alternativat dhe kjo sjell edhe një farë ngërçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat