Shaqiri “godet” Liverpoolin

Futboll

Shaqiri “godet” Liverpoolin

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 18:14
Shaqiri “godet” Liverpoolin

Futbollisti Xherdan Shaqiri thotë se është ‘i pakënaqur’ me rolin e tij rezervist te Liverpooli, por insiston se ai nuk ka asnjë problem me trajnerin Jurgen Klopp.

Reprezentuesi zviceran, i blerë nga Stoke, nuk është paraqitur në asnjë ndeshje deri tani këtë sezon. Me Mohamed Salah dhe Sadio Mane në super formë si dhe aktivizimi i shpeshtë i Origit, i ka pakësuar gjasat e 27-vjeçarit.

"Sigurisht që jam i pakënaqur që nuk luaj më shpesh”, i tha Shaqiri Schweizer Illustrierte. “Nëse ky nuk është reagimi i një profesionisti, ai është në punë të gabuar.

Klopp nuk mund të diskutojë personalisht rolin e secilit lojtar, është normale. Unë kurrë nuk kam pasur problem me trajnerin. Ai e di se unë jam gati”, tha Shaqa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat