Milot Rashica heroi i Werder Bremenit, shënon në fundin e ndeshjes

Futboll

Milot Rashica heroi i Werder Bremenit, shënon në fundin e ndeshjes

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 20:12
Milot Rashica

Milot Rashica e ka shpëtuar nga humbja e sigurt skuadrën e Werder Bremenit.

Ylli i Kombëtares së Kosovës i ka fituar një pikë Werderit me golin e shënuar nga penalltia.

Rashica u tregua i saktë nga 11 metra, për të barazuar rezultatin në 2:2 në minutat shtesë të takimit, kundër Eintracht Frankfurtit.

Me këtë rezultat edhe përfundoi kjo përballje, e vlefshme për xhiron e 7-të të Bundesligas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat