Do të mungojë në kombëtare, Napoli sqaron gjendjen e rëndë të Hysaj

Futboll

Do të mungojë në kombëtare, Napoli sqaron gjendjen e rëndë të Hysaj

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 01:14
Pamje nga ndeshja

Momente ankthi për mbrojtësin e Napolit dhe futbollistin e kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, që u detyrua të lërë fushën e lojës me barrelë gjatë ndeshjes Torino-Napoli. Viktimë e një përplasje me kokë në fushë, në një moment fillestar, Napoli kishte folur për një traumë të vertebrave të qafës.

Ishte pikërisht kjo diagnoza pas daljes së shkodranit nga fusha. Por, më pas ai iu nënshtrua analizave, diagnostikimeve dhe radiografive që ndryshuan diagnozën, sigurisht e përkeqësuar për yllin e kuqezinjve.

Përmes një komunikate, klubi i Napolit bën me dije se mbrojtësi vuan një frakturë kockës së gjoksit, e shkaktuar nga pëplasja e fortë me kokë në fushë.

Për pasojë është tashmë e sigurtë se mbrojtësi i djathtë do të mungojë në dy angazhimet e kombëtares së Shqipërisë, përkatësisht ndaj Turqisë dhe Moldavisë. Ndërkohë klubi napolitan nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me periudhën e pafatësisë dhe afatet e rikthimit të Hysaj në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat