Barcelona paraqet buxhetin rekord dhe zbulon nivelin e borxhit

Futboll

Barcelona paraqet buxhetin rekord dhe zbulon nivelin e borxhit

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 11:01
Oscar Grau

Partnerët e Barcelonës kanë aprovuar buxhetin më të madh në historinë e tyre për sezonin 2019/20.

Oscar Grau, CEO i klubit, shpjegoi se 1,047 milion euro projeksioni i tyre është më i larti që ata kanë pasur, me fitimet e vlerësuara në 213 milionë euro.

Grau gjithashtu theksoi se ata kanë arritur një ulje të pagës prej 18 milionë euro, e cila paraqet një ulje prej tre përqind dhe ruan bilancin financiar të kërkuar nga FIFA.

Me 532 vota pro dhe 90 kundër, llogaritë 2018/19 u aprovuan dhe ato treguan të ardhura prej 990 milionë euro, që përfaqësojnë një rritje prej tetë përqind në sezonin e kaluar.

Arkëtari Enrique Tombas pranoi se ka një borxh që kap vlerën e 450 milionë eurove, kur u pyet nga njëri prej anëtarëve, por insistoi që nuk ka çështje të likuiditetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat