Challandes befason: Ndeshja me Malin e Zi më e rëndësishmja në historinë e re të Kosovës

Futboll

Challandes befason: Ndeshja me Malin e Zi më e rëndësishmja në historinë e re të Kosovës

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 11:56
Bernard Challandes

Bernard Challandes ka befasuar me fjalët e tij për ndeshjen mjaft të rëndësishme kundër Malit të Zi.

Kosova përballet fillimisht me Gjibraltarin të enjten në një test miqësor, kurse pas katër dite do të ndeshet me Malin e Zi për kualifikimet e Evropianit 2020.

Sfida me malazezët është mjaft e rëndësishme për ëndrrën e ‘Dardanëve’ për kualifikim në Euro 2020, prandaj pritet edhe mbështetje e madhe në ‘Fadil Vokrri’.

“Pas kësaj është ndeshja me Malin e Zi dhe mund të them se është ndeshja më e rëndësishme e historisë së re të Kosovës”, ka thënë zvicerani.

”Me një fitore në këtë ndeshje mund të ëndërrojmë deri në minutën e fundit në ndeshjen me Anglinë. 3 pikë më shumë që na duhen nëse duam të ëndërrojmë”.

”Kjo ndeshje është e rëndësishme dhe me rrezik shumë të madh. Mali i zi është ekip shumë i mirë dhe nëse dikush prej jush ose ndonjë lojtar nuk mendon kështu ka probleme me vetën”, deklaroi Challandes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat