Emre Can largohet nga Juventusi, pritet të transferohet në La Liga - Bota Sot
Emre Can largohet nga Juventusi, pritet të transferohet në La Liga

Futboll

Emre Can largohet nga Juventusi, pritet të transferohet në La Liga

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 15:35
Emre Can

Emre Can është duke i kaluar muajt e fundit si futbollist i Juventusit.

Mesfushori gjerman ishte pranë largimit nga Zonja e Vjetër në verë, por në fund nuk erdhi oferta e duhur për të.

Trajneri Maurizio Sarri e ka lënë jashtë listës së Ligës së Kampionëve dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer mesfushorit.

Can ka paralajmëruar largimin nga Juventusit gjatë afatit kalimtar të janarit dhe duket se e ardhmja e tij është në La Liga.

Real Betis është skuadra më e interesuar për t’i fituar shërbimet e Can dhe tanimë besohet se kanë pasur një takim me agjentin e lojtarit.

Betis është gati të ofrojë 25 milionë euro te Juventusi për transferimin e gjermanit në La Liga.

Për 25-vjeçarin interesim ka shprehur edhe kampioni i Francës, Paris Saint Germain, por edhe dy skuadrat gjermane Schalke 04 dhe RB Leipzig.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...