“Ai po kthehet në një shaka, me të në skuadër United s’ka për të krijuar gjë”

Futboll

“Ai po kthehet në një shaka, me të në skuadër United s’ka për të krijuar gjë”

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 18:11
Man United

Legjenda e Arsenalit Martin Keown ka folur pas humbjes 1-0 të Manchester United ndaj Newcastle dhe ka shënjestruar mesfushorin brazilian Fred.

Duke folur për BBC, legjenda e Topçinjve nuk ka kursyer kritikat, duke pranuar se i vinte keq për Marcus Rashford.

“Ata janë shumë keq kur kanë topin. Fred po kthehet në një shaka kur merr topin. Nëse ai vazhdon të jetë mesfushori qendror atëherë United nuk ka për të krijuar gjë.

Ata filluan duke i dhënë topa të gjatë Rashford-it dhe më vjen keq për të. Megjithatë, edhe ai duhet të bëjë më mirë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat