Kriza e rezultateve, De Biasi pranë klubit të Seria A

Futboll

Kriza e rezultateve, De Biasi pranë klubit të Seria A

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 22:04
Gianni De Biasi

Përparon si favorit Gianni De Biasi, pas zgjidhjes konsensuale të kontratës mes Sampdorias dhe trajnerit Di Francesco. Profile të ndryshme u vlerësuan, mes të cilëve spikaste edhe ai i Stefano Pioli, por që aktualisht është shumë pranë pankinës së Milan, ku pritet të zëvendësojë trajnerin Marco Giampaolo, gjithmonë e më pranë shkarkimit.

Në këto kushte, redaksia sportive e “Sky” raporton për faktin se ish-trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, pas aventurës së fundit dhe jo të suksesshme në La Liga me Alaves, tashmë është shumë pranë rikthimit në Seria A, si kandidati favorit për kreun e pankinës së Sampdoria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat