Conte: “Nuk kam nevojë për asnjë hakmarrje!”

Futboll

Conte: “Nuk kam nevojë për asnjë hakmarrje!”

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 22:24
Antonio Conte

Trofeu “Tapirod’Oro”, që jepet nga grupi i famshëm italian i transmetimeve audiovizive ‘Mediaset’, ka shkuar për Antonio Conten, një ditë pas humbjes 1-2 nga Juventusi.

Conte ka mohuar gjitha thashethemet e ditëve të fundit për ndjenjë hakmarrje ndaj ish-klubit të tij.

Humbëm, ata u treguan skuadër më e fortë. Unë nuk kam nevojë për asnjë hakmarrje. Tashmë punojmë për të bërë që gjërat të shkojnë mirë”, deklaroi Conte, i pyetur nga gazetari i “Mediaset” nëse do të kishte dëshiruar të ishte Conte i Montecristos përballë Bardhezinjve.

Ndërs,a lidhur me peticionin e tifozëve të “Zonjës së Vjetër” për të hequr yllin e dedikuar Contes nga “Hall of Fame”, i stadiumit të Juventusit, Conte deklaroi: “Ylli kometë? Po, po ata janë djem të rinj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat