Bundesliga i bën një ‘befasi’ Rashicës, para ndeshjeve të Kosovës

Futboll

Bundesliga i bën një ‘befasi’ Rashicës, para ndeshjeve të Kosovës

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 22:28
Milot Rashica

Bundesliga i ka bërë një befasi Milot Rashicës teksa e ka kujtuar një gol spektakolar të tij.

Faqja zyrtare e kampionatit gjerman në ‘Instagram’ ka postuar një prej golave më të bukur të Rashicës me fanellën e Werderit.

“Raketa”, siç quhet Rashica në Gjermani, sezonin e kaluar kishte shënuar një super ‘solo’ gol ndaj Augsburgut.

Për ta rikujtuar atë është përkudjesur faqja e Bundesligas, që si duket ka vendosur ta motivojë Rashicën para ndeshjeve me Kosovën.

23-vjeçari shkaku i lëndimit i mungoi Kosovës në ndeshjet e shtatorit, kundër Anglisë e Çekisë, por do të jetë më se i gatshëm për lojë në ndeshjet e tetorit, kundër Gjibraltarit e Malit të Zi.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Just WOW! ? Insanely dope solo effort by @WerderBremen's @MilotRashica7! ? #Bundesliga

A post shared by Bundesliga (@bundesliga_en) on

Rashica në ndeshjen e fundit të Werder Bremenit, që u zhvillua mbrëmë, ishte heroi i ekipit gjerman me golin e shënuar në fund nga penalltia, për ta barazuar rezultatin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat