Lajm i keq për Bushin, humb dy sulmues para ndeshjes me Kosovën

Futboll

Lajm i keq për Bushin, humb dy sulmues para ndeshjes me Kosovën

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 23:22
Alban Bushi

Kombëtarja Shqiptare e 21-vjeçarëve ka nisur grumbullimin për ndeshjen e radhës eliminatorë të Kampionatit Europian të kësaj grupmoshe, që do të jetë më 15 tetor ndaj Kosovës, në “Elbasan Arena”.

Megjithatë jo çdo gjë ka shkuar mirë për trajnerin Alban Bushi, pasi që ditën e parë është përballur me mungesën e dy sulmuesve Xhiakomo Vrioni dhe Agim Zeka, të cilët janë dëmtuar në ndeshjet e skuadrave respektive Cittadella dhe Fortuna Sittard.

Lajmi është dhënë nga vetë Federata Shqiptare e Futbollit, që ka njoftuar se të dy këta futbollistë do të zëvendësohen me emra të tjerë, të cilët pritet të publikohen në orët në vijim.SS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat