Zgjedh Gjermaninë para Kosovës

Futboll

Zgjedh Gjermaninë para Kosovës

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 12:26
Zgjedh Gjermaninë para Kosovës

Mërgim Berisha e ka refuzuar edhe zyrtarisht Kombëtaren e Kosovës.

Federata e Futbollit të Kosovës kishte tentuar që ta bindte sulmuesin shqiptar që të kalonte te ‘Dardanët’, por (7 tetor) janë refuzuar.

21-vjeçari e ka pranuar edhe zyrtarisht ftesën e Gjermanisë U-21 për dy ndeshjet e këtij muaji ndaj Spanjës dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Por, Berisha ka ende kohë që të ndërrojë mendje dhe të mos luajë në skuadrën e parë të Gjermanisë, në mënyrë që t’i lejohet kalimi te Kosova.

Aktualisht sulmuesi shqiptar luan te Rheindorf Altach, derisa është në huazim nga Red Bull Salzburgu i Austrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat