Bastos tërhiqet nga futbolli

Futboll

Bastos tërhiqet nga futbolli

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 16:00
Bastos tërhiqet nga futbolli

Michel Bastos i jep fund futbollit të luajtur. Anësori brazilian ka komunikuar tërheqjen e tij nga futbolli në moshën 36-vjeçare.

Skuadra e fundit në karrierën e Bastos ishte America Mineiro ndërkohë që në karrierën e tij ai ka luajtur me shumë skuadra të njohura në Europë. Filimisht spikati te Lille ndërsa më pas la shenjë edhe në 4 sezonet që luajti me Lyon.

Për dy periudha të shkurta Bastos mbajti veshur edhe fanellat e Schalke 04 dhe Romës ndërkohë që u rikthye në Brazil duke luajtur me Sao Paulon dhe më pas me Palmeiras. Me kombëtaren braziliane ai numëron 10 ndeshje dhe 1 gol të realizuar teksa ka qenë i grumbulluar në Botërorin e 2010-ës.

“Kam luajtur më shumë sesa mund ta imagjinoja” ka shkruar Bastos në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat