Drita barazon në Skenderaj, Gjilani del me pikë të plota

Futboll

Drita barazon në Skenderaj, Gjilani del me pikë të plota

Nga: Kemajl Goca Më: 8 tetor 2019 Në ora: 16:29
Drita barazon në Skenderaj, Gjilani del me pikë të plota

Drita nga Gjilani nuk arriti që të rikthehet në krye të tabelës, për faktin se fitorja iu mohua në fund në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, ku Drenica barazoi rezultatin 1:1, në ndeshjen e javës së 9-të të elitë së futbollit të Kosovës. 

Në minutën e 38-të, Gilberto Fortunato kaloi në epërsi Dritën, ndërsa tre minuta pa përfunduar ballafaqimi Diar Prokshi barazoi shifrat 1:1.

Drenica është në vend të nëntë me 9 pikë dhe Drita në pozitën e dytë me 18.
Skuadra e Gjilanit para shikuesve të vet ngadhënjeu me rezultat minimal 1:0 kundër Dukagjinit të Klinës.

Futbollisti kroat, Tomisllav Bushiq, shënoi për fitoren e madhe në minutën e 45+të. 
Gjilani ngritë në vend të tretë me 18 pikë sa ka edhe në pozitën e dytë me 18 sosh Drita dhe Ballkani nga Theranda prinë me 20 sosh.  

IPKO Superliga e Kosovës
Llapi-Ferizaj        2:4
Trepça '89-Feronikeli    1:1
Vushtrria-Flamurtari    2:2
Ballkani-Prishtina    1:0
Drenica-Drita    1:1
Gjilani-Dukagjini    1:0

Tabela
1. Ballkani    9    6    2    1    20
2. Drita    9    5    3    1    18
3. Gjilani    9    6    0    3    18
4. Llapi    9    5    2    2    17
5. Feronikeli        9    5    1    3    16
6. Prishtina    8    4    1    3    13
7. Trepça ’89    9    2    4    3    10
8. Ferizaj    9    3    0    6    9
9. Drenica    8    2    3    3    9
10. Flamurtari    9    2    2    5    8
11. Vushtrria    9    1    3    5    6
12. Dukagjini    9    1    1    7    4

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat