“Ka ardhur koha”, kampioni i botës lajmëron tërheqjen nga futbolli

Futboll

“Ka ardhur koha”, kampioni i botës lajmëron tërheqjen nga futbolli

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 17:45
Bastian Schweinsteiger

Bastian Schweinsteiger thotë lamtumirë. Ish-kapiteni i përfaqësueses gjermane, i cili kohët e fundit është aktivizuar te Chicago Fire në MLS, ka lajmëruar tërheqjen e tij nga futbolli i luajtur.

“Lamtumira nga futbolli më dhemb, por jam i lumtur për detyrat e reja që do të më presin. Di t’i qëndroj besnik futbollit,” shkruan ish-lojtari i Bayern Munich dhe Manchester United në rrjetet sociale.

Të dielën 35-vjeçari ka luajtur ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt në MLS duke mposhtur Orlandon me rezultatin 5-2 dhe është aktivizuar në qendër të mbrojtjes për 90 minuta.

Fire nuk do të luajë në fazën e playoff, kështu që për Schweinin ajo do të jetë sfida e fundit.

Shumicën e karrierës Schweinsteiger e ka kaluar te Bayern Munich, ku është aktivizuar 500 herë. Gjatë asaj kohe ai ka fituar tetë tituj në Bundesliga, shtatë kupa të Gjermanisë si dhe Champions League në vitin 2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat