Lajm i mirë për malishevasit: “Isp Broadcast” transmeton ndeshjet e Malishevës si vendas

Futboll

Lajm i mirë për malishevasit: “Isp Broadcast” transmeton ndeshjet e Malishevës si vendas

Nga: N.H Më: 8 tetor 2019 Në ora: 18:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Klubi i futbollit Malisheva, është bërë me sponsorin e ri.

“Isp Broadcast” dhe “TV Malisheva” do të mundësojnë transmetimin drejtpërdrejt të te gjitha ndeshjeve vendase.

Kështu është bërë e ditur, pas arritjes së marrëveshjes mes pronarëve të kompanisë “Isp Broadcast”, dhe përfaqësuesve të klubit.

“Isp Broadcast dhe Tv Malisheva do të mundësojnë transmetimin live të të gjitha ndeshjeve vendase të FC Malisheva dhe do të ofroj internet free për të gjithë shikuesit që do të jenë te pranishëm në stadionin “Liman Gegaj””, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat