UEFA përcakton gjyqtarët për sfidën Turqi-Shqipëri

Futboll

UEFA përcakton gjyqtarët për sfidën Turqi-Shqipëri

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 19:15
UEFA përcakton gjyqtarët për sfidën Turqi-Shqipëri

Një 4-she gjyqtarësh rumunë për sfidën e futbollit Turqi-Shqipëri. UEFA ka përcaktuar gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në duelin e të premtes në Stamboll dhe kryesor do të jetë Ovidiu Hategan, ndërsa asistentë të tij, Octavian Sovre dhe Sebastian Gheorghe që do të veprojnë si gjyqtarë anësorë.

Gjyqtar i 4-t është përzgjedhur Sebastian Coltescu.

Turqi-Shqipëri do të zhvillohet të premten në orën 20:45 në stadiumin e Fenerbahces “Sukru Saracoglu Stadium” që ndodhet në pjesën aziatike të Stambollit.

39-vjeçari Hategan e ka gjykuar Shqipërinë në 11 shtator të vitit 2012 në humbjen 2:0 ndaj Zvicrës në udhëtim, sfidë në të cilën shënuan Xherdan Shaqiri dhe Gokhan Inler me një penallti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat