Kush e gjykon ndeshjen Kosovë-Gjibraltari?

Futboll

Kush e gjykon ndeshjen Kosovë-Gjibraltari?

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 19:18
Kush e gjykon ndeshjen Kosovë-Gjibraltari?

Kombëtarja e Kosovës luan një miqësore të enjten, kur do të përballet me kombëtaren e Gjibraltarit.

UEFA ka caktuar gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në këtë sfidë dhe të gjithë janë shqiptarë. Gjyqtari kryesor do të jetë Juxhin Xhaja, i cili do të ndihmohet nga Ilir Tartaraj dhe Nertil Bregasi.

Gjyqtari i katërt është Besfort Kasumi, që gjykon edhe ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Kujtojmë se ndeshja Kosovë – Gjibraltar zhvillohet të enjten nga ora 18:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat