Milani shkarkon trajnerin

Futboll

Milani shkarkon trajnerin

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 19:52
Milani

Milani e ka shkarkuar edhe zyrtarisht Marco Giampaolo dhe pritet ta zëvendësojë atë me ish trajnerin e Fiorentinës dhe Interit, Stefano Pioli.

“AC Milan njofton se e ka shkarkuar z. Marco Giampaolo nga pozita e tij si trajner i ekipit të parë. Klubi është mirënjohës ndaj Marco për punën e kryer dhe i uron atij të gjitha të mirat në karrierën e tij profesionale”, shkruan në njoftimin e Milanit.

Giampaolo zëvendësoi Gennaro Gattuso në verë – por nuk kishte rezultate të favorshme dhe tani është shkarkuar nga drejtuesit e Milanit.

Ai kishte katër humbje në shtatë ndeshjet e tij të para në Ligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat