Familja ime është interiste, besimi im zikaltër, trajneri i ri i Milanit xhindos tifozët!

Futboll

Familja ime është interiste, besimi im zikaltër, trajneri i ri i Milanit xhindos tifozët!

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 20:23
Pioli

Sikur të mos mjaftonte emërimi dhe shkarkimi i Giampaolos, mundësia e pashfrytëzuar për të marrë Luciano Spallettin, tashmë tifozët e Milanit duhet të durojnë edhe një tjetër trajner që me Interin ka shumë lidhje dhe, madje, në vitin 2016, do të jepte këtë deklaratë në konferencën për shtyp të prezantimit.

"Familja ime është e gjitha interiste. Besimi im është zikaltër, por profesioni im shpesh më ka çuar në vende të tjera, por nuk luhatet besimi!". Një deklaratë që asnjë tifoz kuqezi nuk harron dhe jo më kot protestat me hashtangun #Pioliout vazhdojnë...

Trajneri pritet të firmosë për një vit me opsion për një tjetër, me rrogë thuajse 1,5 mln euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat