Prof. Bylbyl Sokoli me mesazh të prerë për Cërvena Zvezdën

Futboll

Prof. Bylbyl Sokoli me mesazh të prerë për Cërvena Zvezdën

Nga: Kemajl Goca Më: 8 tetor 2019 Në ora: 22:11
Bylbyl Sokoli

Cërvena Zvezda nga Beogradi, kampion i Serbisë në futboll, ka paralajmëruar se nesër do të futet në shtetin e Kosovës, për të zhvilluar ndeshjen e 16-ës së finales së Kupës së Serbisë, kundër Trepçës fantome, që pritet të zhvillohet në orën 14.00 në Zhitkovc të Zveçanit.

Federata e Futbollit e Kosovës ka kërkuar nga autoritetet përkatëse të Kosovës mos të lejojnë Zvezdën që të futet në Zveçan, për të zhvilluar ndeshjen ilegale ndaj klubit fantom serb nga Kosova.

Prof. Bylbyl Sokoli, trajner i mirënjohur dhe ish - selektori i kombëtares së Kosovës, një periudhë në kohën e okupimit dhe një periudhë në kohën e pas luftës, ka një mesazh shumë interesant. “Reciprocitet, si ka vepruar policia e Serbisë me sportistët e Kosovës të cilët nuk ju lejoj pjesëmarrje hiq ma pak se në Kampionatin Evropian të karates. Njësoj duhet të veproj edhe policia e Kosovës ndaj sportistëve të Serbisë. Prandaj nuk duhet lejuar që futbollistët e C. Zvezdës me hy në Kosovë për zhvillimin e një takimi sportiv. Pres që të reagojnë të gjithë sportistët e Kosovës, pavarësisht cilës degë sportive i takojnë", tha Sokoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat