Tre argjentinas vendosën derbin e Italisë, dy e nisin titullarë përballjen me Gjermaninë

Futboll

Tre argjentinas vendosën derbin e Italisë, dy e nisin titullarë përballjen me Gjermaninë

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 23:37
Argjentina

Një përballje jo nga ato më të thjeshtat ajo e nesërmjat për Argjentinën. Përfaqësuesja bardhekaltër do të përballet në Westfalenstadion me Gjermaninë e Joachim Low.

Në konferencën për mediat të dhënë para sfidës, trajneri i përfaqësueses së Argjentinës, Lionel Scaloni ka njoftuar formacionin që do të zbresë në fushë kundër gjermanëve. 

Ajo që spikat është fakti se në sulm do të aktivizohen Dybala dhe Lautaro, autorë të dy nga 3 golat e realizuar në derbin e Italisë mes Inter dhe Juventus, e përfunduar me fitoren e bardhezinjve në shifrat 1-2. 

“Nesër do të luajmë me Marchesín, Foyth, Otamendi, Rojo, Tagliafico, Paredes, Pereyra, De Paul, Correa, Dybala dhe Lautaro Martínez”, deklaroi Scaloni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat