Ibrahimoviç tallet me lojtarët e Serie A: Jam i sigurt që në Itali do të bëja diferencën

Futboll

Ibrahimoviç tallet me lojtarët e Serie A: Jam i sigurt që në Itali do të bëja diferencën

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 23:35
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic njihet për karakterin e tij luftues dhe thëniet e tij ironike. Një sulmues që ka lënë gjurmë kudo ku ka shkuar, tashmë është pjesë e historisë, ku në vendin e vet Suedi e kanë nderuar me një statuj bronzi.

Së fundmi sulmuesi I LA Galaxy ka folur për mikrofonat e SkY Sport ku u përgjigj për një rikthim të mundshëm në Seria A:

“Nëse do të kisha mundësinë? Momentalisht nga mënyra si luaj dhe si ndihem besoj se do të bëja diferencën edhe pas kaq vitesh. Pavarsisht vendin Itali apo në ndonjë vend tjetër”, tha sulmuesi suedez.

Tërheqja nga futbolli?

“Le të shohim, duhet të shikoj në vijim fizikun dhe nivelin e mundësive që do kem. Po të kthesha në ITali nuk do ta kisha problem do të bëja më mirë sesa ata që janë aty”, përfundoi Ibrahimovic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat