Ish-lojtari i Fiorentinës Adrian Mutu gjatë një evenimenti në vendlindje ka folur për situatën tek ish-klubi i tij në Serie A. Te klubi i tij i zemrës këtë verë ka mbërritur Franck Ribery. 36-vjeçari ka mbërritur në Itali me parametra zero nga Bayern Munich.
“Ribery? Po të kishte ardhur te Fiorentina në kohën time, do të kishte qenë mbajtësi i peshqirëve, ose do të largohej për të luajtur diku tjetër,” thotë me shakak Mutu.
Mutu gjithashtu ka folur për objektivat kryesorë në karrierën e tij si trajner: “Një nga ëndrrat e mia është të bëhem trajneri i Fiorentinës. Edhe kombëtarja rumune është diçka e veçantë për mua.”