Beogradi në siklet, me mëngjes llomotit për Kosovë!  

Futboll

Beogradi në siklet, me mëngjes llomotit për Kosovë!  

Nga: Kemajl Goca Më: 9 tetor 2019 Në ora: 10:23
Beogradi në siklet, me mëngjes llomotit për Kosovë!  

Mediat në Beograd janë në siklet për Cërvena Zvezdën e Beogradit, se do të luajë apo jo në Republikën e Kosovës, ndeshjen ilegale kundër Trepçës fantome në kuadër të 1/16-ës së finales së Kupës së Serbisë në futboll. 

“Ekspedita e Klubit të Futbollit të Cërvena Zvezdës nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë dhe Metohi”, thonë autoritetet e shtetit të rremë shiptar!”, kështu llomotit fëlliq Informer.  

“Zvezda ka planifikuar të luajë ndeshjen e 16-të të finales së Kupës së Serbisë kundër Trepçës sot (14.00, Arena sport 1) në Zvecan, por shqiptarët thonë se nuk do të lejojnë që ndeshja të luhet!”, shkruan ky medium.

Eroll Salihu, Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, tha: “Asnjëherë nuk do ta aprovojmë ndeshjen.

Ne do të lejojmë ndeshje miqësore për Zvezdën, Partizanin dhe klube të tjera, por nuk do të ketë ndeshje zyrtare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat