I gjori Goran Rakiç, a e njeh Republikën e Kosovës, a e njeh Agim Ademin, Eroll Salihun, a e njeh policinë e shtetit tonë...

Futboll

I gjori Goran Rakiç, a e njeh Republikën e Kosovës, a e njeh Agim Ademin, Eroll Salihun, a e njeh policinë e shtetit tonë...

Nga: Kemajl Goca Më: 9 tetor 2019 Në ora: 12:22
I gjori Goran Rakiç, a e njeh Republikën e Kosovës, a e njeh Agim Ademin, Eroll Salihun, a e njeh policinë e shtetit tonë...

Kur e pash Goran Rakiçin, presidentin e Listës Serbe, në kufirin e Jarinjës, me at fytyrë të buzëqeshur dhe të gjorit iu kush mbush mendja se do ta fuste Cërvena Zvezdën në Republikë të Kosovës! 

Ky Rakiçi, e kishte mashtruar veten, por e pa se nuk ka bir nane që e fut Zvezdën ilegalisht në Kosovë!

Policia e Kosovës, polici shembullore, e ndali klubin e Zvezdës me tifozët famëkeq, Delija. 

Sot Rakiç u bind se kush është policia e shtetit të Republikës së Kosovës. 

Rakiç, a e njeh Republikën e Kosovës, a e njeh Agim Ademin (president i FFK-së), Eroll Salihun (sekretar i përgjithshëm i FFK-së)?

Sigurisht se po! Ju së bashku me Qeverinë e Serbisë u dorëzuat dhe nuk e realizuat planin e orkestruar, që të futeni në Kosovë dhe të luani ndeshje ilegale të Kupës së Serbisë në futboll, me at Trepçën fantome.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat