Ja pse Milani dështoi të merrte Spallettin

Futboll

Ja pse Milani dështoi të merrte Spallettin

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 12:37
Spalletti

Dëshira e Milanit ishte të nënshkruante me Luciano Spallettin, por në pamundësi ish-trajneri i Interit të çlirohej nga kontrata me zikaltrit drejtuesit e “Djallit” ishin të detyruar të zgjidhnin Stefano Piolin.

Mediet italiane ka zbuluar dhe prapaskenat e dështimit të bisedimeve me 60-vjeçarin, i cili mësohet se ka patur një debat të ashpër me Beppe Marottan.

“Nëse Conte merr 12 milionë euro, mua duhet të më jepni të paktën 5 milionë.” Janë këto fjalët e Spalletti, drejtuar administratorit zikaltër gjatë një bisede telefonike që kanë patur të hënën.

Spalleti ka ende kontratë me Interin deri në qershor të vitit 2021, nga e cila përfiton 5.4 milionë euro në sezon, plus bonuset.

Suning i ka ofruar pagën e 3 muajve të fundit të vitit 2019 për një total prej 2 milionë e 700 mijë eurosh, por në këtë pikë bisedimet për prishjen me marrëveshje të kontratës u ndalën. Nuk vlejti as tentativa e fundit e trajnerit me një mesazh drejtuar presidentit Steven Zhang, me të cilin ruajtur marrëdhënie të mira.

Tashmë Spalletti do të vazhdojë të shijojë pushimet, pasi pagën e ka të garantuar si trajneri i Interit deri në fund të sezonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat