Serbia pranon kapitullimin, gjen vendin e ndeshjes mes Trepçës fantome dhe C. Zvezdës

Futboll

Serbia pranon kapitullimin, gjen vendin e ndeshjes mes Trepçës fantome dhe C. Zvezdës

Nga: K. Goca Më: 9 tetor 2019 Në ora: 12:45
Autobusi i Zvezdës

Kapitullon Serbia me klubin provokues të futbollit Cërvena Zvezda e Beogradit.  Zvezda nuk lejohet të futet në Zveçan, ndalet nga policia e Republikës së Kosovës.

Federata e Futbollit e Kosovës nuk i dha leje, autoritetet e shtetit të Kosovës vepruan fuqishëm.

“Futbollistët e Cërvena Zvezdës nuk u lanë të hyjnë sot në Kosovë, ku duhej të luanin ndeshjen e 16-së së finales së Kupës së Serbisë kundër Trepçës. Skuadra kampione serbe mbërriti në vendkalimin Jarinje rreth orës 11:30, por nuk hyri në Kosovë por u kthye përsëri në Beograd.

Një delegacion mbërriti në Jarinje, me drejtorin e Përgjithshëm të Zvezdës, Zvezdan Terziq dhe me autobusin ku ishin futbollistët, nuk lejuan që të futen në Kosovë.

Ndeshja e parë e Kupës së Serbisë do të luhet në Stara Pazova të enjten në orën 17.00”, shkruan Novosti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat