FFK dhe UP pajtohen për inicim të bashkëpunimit 

Futboll

FFK dhe UP pajtohen për inicim të bashkëpunimit 

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 15:58
FFK dhe UP pajtohen për inicim të bashkëpunimit 

Presidenti Agim Ademi ka pritur sot rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, i shoqëruar nga prodekanja për çështje mësimore në Fakultetin e Edukimit, Fizik dhe Sportit, prof. ass.dr. Shqipe Bajçinca, sekretari i përgjithshëm i UP-së, Esat Kelmendi, këshilltari i tij, prof. Flamur Hyseni dhe znj. Sebahate Neziri. Në anën tjetër nga FFK të pranishëm ishin edhe nënkryetari, Agim Dibrani, sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu dhe anëtari i KE të FFK-së, Bekim Rexhepi.

Në këtë takim të përbashkët, FFK-ja dhe UP-ja u dakorduan për të bashkëpunuar në fusha me interes të përbashkët për të dyja palët, përfshirë këtu krijimin e disa lehtësirave për lojtarët e FFK-së të cilët janë studentë të UP-së, si dhe bashkëpunimin në ngritjen e infrastrukturës së sportit në UP.

Presidenti Ademi gjatë këtij takimi tha që bashkëpunimi me UP-në është një nder dhe nevojë për FFK-në. Në anën tjetër, rektori Dema përgëzoj presidentin Ademi për të arriturat e Kombëtares së Kosovës në kualifikimet për Kampionatin evropian dhe uroj që këto suksese të jenë edhe më të mëdha në vazhdim.

Ai theksoi se është kënaqësi e veçantë të jesh në ambientet e Federatës më të dashur për vendin, teksa foli edhe për progresin e bërë në UP, në veçanti në lëmin e sportit.

Në fund të këtij takimi, presidenti Ademi i dhuroi rektorit Dema një fanellë të Kombëtares së Kosovës, ndërsa rektori Dema i dhuroi atij një logo të UP-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat