Gasperini sulmon Inter-in: Më dogjën karrierën

Futboll

Gasperini sulmon Inter-in: Më dogjën karrierën

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 16:47
Gian Piero Gasperini

Atalanta po zhvillon një tjetër sezon të mrekullueshëm.

Zikaltrit mbajnë vendin e tretë në kampionat pas shtatë javëve të para dhe po marrin pjesë për herë të parë në historinë e tyre në Champions League.

Arkitekti i këtij suksesi është trajneri Gian Piero Gasperini, i cili është kthyer të flasë për eksperiencën e tij tek Inter-i në një intervistë të dhënë për UEFA-n

"Ajo aventurë më ka djegur në nivelet e larta. Kam qenë i detyruar të rifilloja gjithçka nga e para në drejtim të një ekipi që ndodhej në vendet e fundit të renditjes".

"Megjithatë, në Bergamo kam gjetur një klub shumë të organizuar, me një president ambicioz dhe një tifozeri të dashuruar me skuadrën e saj. Gjithë këto përbërës, bashkë me një ide të qartë futbolli, kanë ndihmuar në evoluimin tonë", ka thënë Gasperini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat