Dembele humb derbin e madh spanjoll - Bota Sot
Dembele humb derbin e madh spanjoll

Futboll

Dembele humb derbin e madh spanjoll

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 16:58
Dembele humb derbin e madh spanjoll

Futbollisti i Barcelonës, Ousmane Dembele, humb derbin e madh spanjoll, ndaj Realit të Madridit.

Sulmuesi francez që ka vetëm pak kohë që është rikthyer nga lëndimi është shkualifikuar me dy ndeshje nga komisioni i Disiplinës në La Liga për kartonin e kuq që mori në fitoren 4:0 të Barçës ndaj Sevillës, sfidë në të cilën shënoi dhe një gol.

Në minutat e fundit të ndeshjes Dembele ironizoi me gjyqtarin për kartonin e kuq që ky i fundit i vuri mbrojtësit të ri të Barçës Araujo dhe iu drejtuar gjyqtarit me fjalët “je shumë i keq”.

Për këtë arsye Dembele është shkualifikuar me dy ndeshje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...