Pique: Gjithçka është një farsë në futboll

Futboll

Pique: Gjithçka është një farsë në futboll

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 16:59
Gerard Pique

Gerard Pique, qendërmbrojtësi i Barcelona-s, ka bërë disa deklarata interesante në një intervistë të dhënë për Antena 3.

"Bota e futbollit është një spektakël. Gjithçka është një farsë, gjithçka që lexohet është shpesh një gënjeshtër. Marrëdhëniet mes lojtarëve janë fantastike. Kur jemi në telashe, kjo ndodh sepse e duam vetë. Sepse duam t'i hedhim pak piper jetës", ka thënë Pique.

"Kritikat? Kur isha më i ri kushtëzohesha më shumë nga ato, tani shikoj përpara dhe nuk mendoj shumë për atë që thuhet. Me kalimin e kohës mëson t'i japësh rëndësinë e duhur gjërave dhe e di se do të kritikojnë kur humbet dhe do të lavdërojnë kur fiton, edhe pse mund të mos kesh luajtur mirë".

"Dy javë më parë ishim në krizë dhe tani kemi fituar katër ndeshje dhe gjithçka ka ndryshuar .Varet gjithmonë nga rezultati. Kritikat më motivojnë. Periudha e fundit me  kombëtaren ka qenë më e mira për mua, kam qenë më i motivuar se kurrë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat