Mertens: Jam afër shifrës së golave të Maradonës

Futboll

Mertens: Jam afër shifrës së golave të Maradonës

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 17:47
Mertens: Jam afër shifrës së golave të Maradonës

Pavarësisht se ka në skuadër shumë sulmues, Dries Mertens vazhdon të jetë pika e referimit e Carlo Ancelottit në sulmin e Napolit.

Forma fizike shumë e mirë që zotëron belgu është edhe çelësi i suksesit siç e konfirmon vetë lojtari në një intervistë nga grumbulli me përfaqësuesen e Djajve të Kuq. “Jam 32 vjeç, por jam më mirë edhe se futbollistë që janë 25-26 vjeç.

Po përjetoj momentin më të mirë të karrierës time. Pretendoj të luaj edhe për shumë vite”, tha Mertens. Ai aktualisht ka shënuar 113 gola ndërsa argjentinasi (Diego Maradona) është ndalur në shifrën 115.

“Jam afër shifrës së golave të Maradonës, është një nder për mua t’i afrohem një legjende të tillë” përfundoi Mertens.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat