Liburni i pafat në Minski

Futboll

Liburni i pafat në Minski

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 18:28
Liburni i pafat në Minski

Në Minsk, në ndeshjen e parë të UEFA Futsal Champions League Main Round, grupi 7, Liburni barazoi me rezultat 5;5 kundër kampionit të Francës, Toulon Elite Futsal.

Ndeshja u karakterizua me raste të shumta shënimi nga të dyja ekipet dhe me lojë shumë të bukur po ashtu. Golat për Liburnin i shënuan: Alaj, Selimi, Qerimi dhe Selmanaj (2 gola).

"Djelmoshat tanë krijuan lojë të shkëlqyer kundër një ekipi të një shteti aq të madh siç është Franca.

Pra, nga një ndeshje e zhvilluar, Liburni ka 1 pikë në grup bashkë me ekipin francez, ku pritet edhe ndeshja e dytë e ditës së sotme ndërmjet Stalitska Minsk dhe Hovocubo, ku na konvenon shumë barazimi i tyre", thuhet nga FC Liburni nga Gjakova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat