Mourinho: Ky është futbollisti më i mirë që kam parë ndonjëherë - Bota Sot
Mourinho: Ky është futbollisti më i mirë që kam parë ndonjëherë

Futboll

Mourinho: Ky është futbollisti më i mirë që kam parë ndonjëherë

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 20:55
Jose Mourinho

Ish-trajneri i disa skuadrave të mëdha evropiane, Jose Mourinho, ka folur në një konferencë për media.

Fjala është për futbollistin më të mirë në botë, ose thënë më e mirë, lojtari më i mirë të cilin e ka parë duke luajtur.

Sipas portugezit, as Messi e as Ronaldo nuk janë më të mirët sipas tij, por fenomeni brazilian Ronaldo.

“Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë pasur karrierë më të gjatë, ata kanë qëndruar në krye për 15 vjet, por nëse flasim rreptësisht për talent dhe aftësi, askush nuk e tejkalon Ronaldon”.

“Kur isha në Barcelonë kuptova se ai ishte lojtari më i mirë që është parë ndonjëherë në fushë. Lëndimet vranë një karrierë që mund të ishte edhe më e pabesueshme, por talenti që kishte ky djalë ishte përtej normales”, përfundoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...