Mediat në Shqipëri i ‘hipin në qafë’ Andin Lokajt, ky ia kthen: Rrugën e keni asfallt, ecni kqyrne çka është tifozëria në Fadil Vokrri - Bota Sot
Mediat në Shqipëri i ‘hipin në qafë’ Andin Lokajt, ky ia kthen: Rrugën e keni asfallt, ecni kqyrne çka është tifozëria në Fadil Vokrri

Futboll

Mediat në Shqipëri i ‘hipin në qafë’ Andin Lokajt, ky ia kthen: Rrugën e keni asfallt, ecni kqyrne çka është tifozëria në Fadil Vokrri

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 22:30
Andin Lokaj

Tashmë është konfirmuar lajmi se Andin Lokaj do të jetë spiker zyrtar në stadium për ndeshjen mes Kosovës dhe Gjibraltarit.

“Dardanët” zhvillojnë miqësoren kundër Kombëtares së largët nesër me fillim nga ora 18:00, derisa për ta kallë atmosferën në tribuna do të përkujdeset gazetari i njohur sportiv, Andin Lokaj.

E kjo nuk u prit mirë nga shtypi në Shqipëri, me “Panorama Sport” që kritikoi Federatën e Futbollit të Kosovës duke thënë se punësoi një “njeri që ka nxitur urrejtje”.

Image

I kontaktuar nga media, Lokaj është pyetur rreth këtij reagimi, derisa ka marrë këtë përgjigje:

“Ftoj ata që të përkrahin Kombëtarën e Kosovës ashtu siç e kam përkrahë unë dhe mijëra tjerë Shqipërinë duke udhëtuar në rrugën e tmerrshme nga 12 orë në secilën ndeshje,” u shpreh fillimisht ai.

“Madje ata që paskan shkrujt se s’po i njoh e kanë shumë më të lehtë sot se kan asfallt dhe mund të vijnë shumë më lehtë në stadiumin legjendar Fadil Vokrri. Dhe ju kisha preferu me ardh se nuk do të deshpërohen nga atmosfera e zjarrtë e tifozëve më të mirë në Evropë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...